Kim Kardashian është e tmerruar që ish-shoqja e saj do të nxjerrë sekretet e errëta të familjes

Kim Kardashian është e tmerruar që ish-shoqja e saj do të nxjerrë sekretet e errëta të familjes

Larsa Pippen ka qenë shoqe e ngushtë me Kim për 10 vite me radhë, deri pak kohë para pandemisë kur ato të dyja e hoqën njëra tjetrën nga Instagrami.

Sipas disa burimeve të afërta Kim mendohet të jetë e shqetësuar për faktin që Larsës i është ofruar mundësia për të pasur një “reality show” për jetën e saj, shkruan Insajderi.

Të tjerë thonë që Kim ka frikë se Larsa jo vetëm që do të nxjerë sekretet e saj të errëta, mirëpo edhe se mund të bëhet më e famshme se ajo.

Një burim tha për Closer se “Kim ka dëgjuar që Larsa është duke biseduar për të pasur “reality show” të saj dhe nëse ajo bëhet superstar global, ka shumë mundësi që ajo të jetë fundi i Kim, duke i marrë adhuruesit dhe perandorinë e biznesit që ka krijuar”./Insajderi.com