Kim Kardashian flet për dhimbjen më të madhe që ka përjetuar

Kim Kardashian flet për dhimbjen më të madhe që ka përjetuar

Kim Kardashian ka folur për dhimbjen që ka përjetuar në Met Gala 2019.

Seksbomba 38-vjeçare amerikane shpjegoi se korseja që mbante në ngjarjen e madhe, i shkaktoi dhimbje të cilat nuk i ka ndjerë ndonjëherë në jetën e saj.

“Unë kurrë nuk kam ndjerë më shumë dhimbje si ajo në jetën time. Do të duhet t’ju tregoj fotografitë e pasojave që mu shkaktuan atë natë”, tha Kim për WSJ Magazine.

Sa i përket thashethemeve se ajo kishte hequr brinjët për të pasur një bel të hollë, Kim u përgjigj: “Unë nuk e di nëse kjo është e mundur”.