Kim Kardashian flet për eksperiencën e frikshme me Coronavirus-in

Kim Kardashian flet për eksperiencën e frikshme me Coronavirus-in

Kim Kardashian ka folur hapur për eksperiencën e saj teksa kujdesej për Kanye West kur ai rezultoi pozitiv për Coronavirus, në fillim të këtij viti.

Reperi tani së fundmi ka zbuluar për “Forbes”, se ai ka qenë i infektuar me COVID-19, njofton Insajderi.

Duke folur për revistën “Grazia”, Kim tha, “Kanye ishte i infektuar në fillim, kur askush nuk e dinte se çfarë po ndodhë”.

“Ishte e frikshme dhe e panjohur. Kisha katër vogëlushët e mi dhe askënd tjetër në shtëpi që të më ndihmonte”.

Ajo tha se i duhej të ndërronte çarçafët e bashkëshortit, teksa mbante dorëza dhe mburojë të fytyrës, dhe i duhej ta ndihmonte që të qohej nga shtrati kur ai nuk ndihej mirë.

“Ishte një sfidë sepse ishte e panjohur. Të ndërroja çarçafët e tij me dorëza dhe mburojë të fytyrës ishte shumë e frikshme”, tha ajo.

Kardashian po ashtu theksoi se West kontraktoi virusin po atë periudhë si Rita Wilson dhe Tom Hanks – që ishin të famshmit e parë që rezultuan pozitiv për Coronavirus në fillim në muajit mars.

West foli për eksperiencën e tij me virusin në një intervistë për “Forbes”, duke thënë se ai kishte shumë ethe. /Insajderi.com

Burimi: Independent.co.uk