Kim Kardashian kritikohet për festimin e ditëlindjes pa masa të distancës sociale

Kim Kardashian kritikohet për festimin e ditëlindjes pa masa të distancës sociale

Kim Kardashian West ka kaluar ditëlindjen e saj të 40-të në një ishull privat me një grup të madh të familjes dhe miqve.

Ylli i realitetit po përballet me kritika për feste të shfrenuar jashtë vendit, pa distanca shoqërore ose maska, në mes të pandemisë Covid-19.

Ajo tha se ishte nisur në këtë udhëtim “pas dy javësh me ekrane të shumta shëndetësore dhe duke u kërkuar të gjithëve të ftuarve, të karantinohen”.

Duke postuar foto të ngjarjes në Twitter, Kardashian West tha se ajo “ia rikujtoi vetes me përulësi se sa e privilegjuar është jeta saj”.

Koronavirusi ka vrarë më shumë se 1.1 milion njerëz dhe ka shkaktuar shkatërrim ekonomik në të gjithë botën.

Në SH.B.A., një numër rekord njerëzish kanë kërkuar përfitime të papunësisë këtë vit si rezultat i humbjeve të vendeve të punës për shkak të pandemisë./Insajderi.com

Burimi: BBC News