
Kim Kardashian ka shkaktuar thashëthëme për operacione plastike ndërsa mbuloi tërë fytyrën pasi doli nga ordinanca e dermatologut.
Ylli i realitetit bëri një vizitë tek specialistët e saj të preferuar të lëkurës ndërsa u drejtua për një mbrëmje argëtuese në Beverley Hills, California, të mërkurën.
Kim vizitoi për një trajtim luksoz dermatologun e saj të preferuar, e më pas u ndal për një vizitë në klinikën e mjekut të famshëm Jason Diamond, por ende nuk dihet nëse ajo kishte bërë ndonjë procedurë.
Jason Diamond është një kirurg plastik i fytyrës me famë botërore, kështu që fansat spekuluan që Kim iu nënshtrua procedurave për të rritur bukurinë e saj natyrore.
Pasi u largua nga klinika e Dr Jason, ylli mbuloi fytyrën e saj duke vendosur një maskë dhe duke mbuluar fytyrën me telefon, gjë që çoi më tej spekulimet./Insajderi.com