Kim Kardashian në gjumë me gojë hapur, parukieri i saj publikon fotografinë duke fjetur derisa ajo grimohej

Kim Kardashian në gjumë me gojë hapur, parukieri i saj publikon fotografinë duke fjetur derisa ajo grimohej

Një ndër emrat më të komentuar në botën e showbizit padyshim është ai i Kim Kardashian. Ajo është duke rritur katër fëmijë, duke drejtuar biznese mjaft të sukseshme, si dhe duke studiuar drejtësi në të njëjtën kohë.

Parukieri i saj, Chris Appelton, i shpërndau një foto në rrjetin social Instagram, ku Kim shihet të merrte një sy gjumë gjatë stilimit të flokëve, në karrigen e sallonit, ndërsa shkroi në mbishkrimin e fotografisë se publikuar “Të dua Kim”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Chris Appleton (@chrisappleton1)

 

Dukej sikur Kardashian ishte rutinë e bukurisë, me një fytyrë me makijazh të plotë, ndërsa mbështetej në karrige me sytë e mbyllur dhe me gojën hapur.

Pas publikimit të fotos teksa Kardashian flinte në sallon të bukurisë, ajo ka reaguar më komentin “Unë të urrej ty! Ti më rraskapit!”.

Por miqtë e famshëm të Kimit, si Paris Hilton e donin momentin e çiltër, duke shkruar: ‘Bukuroshja e Fjetur’ në një koment.

Kim ka qenë shumë e përfolur javëve të fundit, që pas paraqitjes së kërkesës për divorc nga Kanye West.

Çifti po kërkon kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre dhe burimet thonë se asnjëri nuk po e konteston ndarjen e tyre.