Kim Kardashian në një ‘mision’ për të shpëtuar martesën e saj

Kim Kardashian në një ‘mision’ për të shpëtuar martesën e saj

Media ndërkombëtare raportojnë se martesa e Kim Kardashian me Kanye West, po kalon në periudha problematike, si shkak i vetë izolimit gjatë pandemisë.

Raportohet se dyshja kanë pasur shumë zënka gjatë muajve të fundit, dhe se Kim Kardashian po mendon të ndërmarrë hapa drastike të rikthejë harmoninë në martesën e saj.

Një burim tha për Revistën Closer, “Kim është tejet e shqetësuar se si martesa e saj po portretizohet në media javët e fundit dhe kjo po vështirëson më tej raportin martesor, në këtë situatë që është tashmë shumë shqetësuese. Ata janë në shtëpi me 4 fëmijët e tyre të vegjël”, raporton Insajderi.

Burimi shton më tej, “Si çdo çift, edhe ata kanë probleme, por Kim është në një mision për të rikthyer qetësinë në martesën e saj”.

“Ajo po planifikon disa takime romantike në disa pika ekskluzive tashmë të hapura në Los Angelos. Ajo mendon se kjo është mënyra e duhur t’i dëshmojë publikut se dyshja janë të bashkuar”.

“Kim po ashtu ka caktuar termine me një terapist çiftesh”.

Në media po ashtu ishte raportuar se ajo po shqyrtonte edhe mundësinë e distancës për një kohë të caktuar. /Insjaderi.com