Pas 14 vitesh lansimi, reality show “Keeping Up With the Kardashians” ka përfunduar, sipas një postimi nga Kim Kardashian.
“Me shumë keqardhje, ne kemi marrë vendimin e vështirë që si familje të ju themi lamtumirë,” thuhet në deklaratën e cila u postua në Instagram dhe u nënshkrua nga Kris, Kourtney, Kim, Khloé, Rob, Kendall, Kylie dhe Scott.
“Pas 14 vitesh, 20 sezonash, mijëra episdodash, ne jemi shumë mirënjohësh që na keni shikuar për këto vite – gjatë kohërave të mira dhe të vështira, lumturisë, lotëve, marrëdhënieve dhe fëmijëve që kemi pasur gjatë kësaj kohë”.
“Ne gjithmonë do të vlerësojmë kujtimet e bukura dhe njerëzit e panumërt që kemi takuar gjatë kësaj periudhe”.
Deklarata vazhdon duke falenderuar producentin Ryan Seacrest, i cili ka producent ekszekutiv që nga episodat e para./Insajderi.com
Burimi: Dazed Magazine
❤️💔 pic.twitter.com/PaAF4hgmU5
— Kim Kardashian West (@KimKardashian) September 8, 2020