Kim Kardashian viziton Presidentin e Ugandës- Ai nuk është në dijeni se çfarë punon ajo

Kim Kardashian viziton Presidentin e Ugandës- Ai nuk është në dijeni se çfarë punon ajo

Siç duket presidenti i Ugandës nuk është fans i “Keeping up with the Kardashians”. Kim Kardashian, së bashku me Kanye West dhe vajzën e saj North vizituan presidentin e Ugandës, Yoweri K Museveni. Kanye madje i dhuroi një palë atlete “Yeezy” që u firmosën nga të dy ata.

“Ata takuan presidentin e Ugandës dhe ai pyeti Kim-in pse i duhet të largohej herët dhe ajo u përgjigj se duhet të rikthehej në punë”- tregojnë burimë pranë People.

Dhe presidenti i bëri një pyetje Kim Kardashian-it: “Cfarë pune bën ti?” Normalisht që Kim i shpjegoi se ka një serial televiziv me motrat dhe familjen e saj, e cila po e priste të kthehej për xhirimet.