Kim Kardashian është një nga shumë të famshmet që reklamuan stikerat ku shkruan “Unë votova”, në rrjete sociale, por ndjekësit e saj po kërkojnë me ngulm të dinë se cilit kandidat për president i dha votën, njofton Insajderi.
“Unë votova !!!! Po ti ??? ” ajo shkroi. “Nëse jeni në radhë kur mbyllen qendrat e votimit, atyre u kërkohet të qëndrojnë të hapur dhe t’ju lejojnë të votoni, kështu që mos dilni nga rreshti”, vazhdoi ajo.
Ndjekësve nuk u bëri përshtypje thirrja e saj për veprim, megjithatë, dhe në vend të kësaj insistuan që ajo të zbulonte për cilin kandidat votoi: Donald Trump, Joe Biden apo bashkëshortin e saj, Kanye West, i cili më parë u mburr se ai votoi veten e tij.
Ndër mijëra pyetjet dhe etiketimet që shkuan në adresën e saj, Kim Kardashian nuk ka komentuar më tej. /Insajderi.com