Kim Kardashian zyrtarisht një miliardere

Kim Kardashian zyrtarisht një miliardere

Kim Kardashian West po bashkohet me Jeff Bezos, Elon Musk dhe manjatët e tjerë: Sipas Forbes, ajo është zyrtarisht një miliardere, njofton Insajderi.

Forbes lëshoi të martën “Lista e Miliarderëve të Botës”, e cila vendosi West për herë të parë në listën e elitës.

Revista tha se bizneset e suksesshme të Kim, KKW Beauty dhe Skims, e ndihmuan atë të arrinte majën.

Nuk është hera e parë që familja Kardashian-Jenner shfaqet në një listë të Forbes. Revista më parë shkaktoi polemikë për kurorëzimin e motrës së saj më të vogël Kylie Jenner si miliarderja më e re ndonjëherë e bërë vetë në moshën 21 vjeçare.

Kritikët argumentuan se Jenner nuk mund të konsiderohet e vetë-bërë sepse ajo vjen nga një familje e pasur dhe e njohur. /Insajderi.com