Kim Kardashin dhe Kanye West po bëjnë jetë të ndara ndonëse të martuar

Kim Kardashin dhe Kanye West po bëjnë jetë të ndara ndonëse të martuar

Ndonëse Kim Kardashian dhe Kanye West janë të martuar për më se gjashtë vjet, në media të shumta ndërkombëtare raportuan se ata po bëjnë jetë shumë të ndara, njofton Insajderi.

Kardashian e cila mbushi 40 vjet muajin e kaluar dhe West kanë kaluar mjaft turbulenca në martesën e tyre këtë verë. West deklaroi kandidaturën e tij për president në zgjedhjet e sivjetshme dhe bëri mjaft deklarata të forta dhe të diskutueshme për veten e tij, martesën dhe familjen.

Një burim për revistën People tha se dyshja po jetojnë jetë shumë të ndara nga njëri tjetri momentalisht.

Burimi shtoi më tej se Kardashian e cila po studion për t’u bërë avokate ka qenë shumë e preokupuar me studimin dhe projektet që janë shumë të rëndësishme për të. Njëjtë po bën edhe reperi.

Jetët e tyre thjesht nuk kanë një pikë takimi. /Insajderi.com