Kim tregon se si mbulohen djegiet e marra nga dielli

Kim tregon se si mbulohen djegiet e marra nga dielli

Ylli televiziv, Kim Kardashian, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe jo më kot.

Bukuroshja, e cila fiton milionat nga produktet e saj të kozmetikës, së fundmi u ka treguar fansave se si t’i mbulojë të djegurat e diellit me makijazh.

Ajo ka ndarë disa postime në llogarinë e saj personale, Instagram, ku shfaq pjesën e gjoksit para dhe pas grimit.

“Djegie të diellit, nuk më ka ndodhur me vite por faleminderit zotit. E bëra trupin me makijazh javën e kaluar”, shkruan ndër të tjera Kim, e cila shfaqet duke aplikuar makijazhin.

Ndryshe, javën e kaluar 38-vjeçarja bëri një vizitë tjetër në Shtëpinë e Bardhë, gjersa arsyeja e kësaj vizite ishte çështja e burgosjes së A$AP Rocky në Suedi, për të cilin Kardashian dhe bashkëshorti i saj, Kanye West, kanë lobuar te Trump që të intervenojë për lirimin e reperit 30-vjeçar.