
Kina po ngre presionin mbi planin e Japonisë për të derdhur ujërat nga termocentrali i shkatërruar Fukushima në oqean, duke u bërë thirrje zyrtarëve qeveritarë ta pinë atë për të provuar nëse është i sigurt, shkruan Bloomberg, transmeton Insajderi.
“Politikanët japonezë thanë se ujërat e ndotur janë të sigurtë, pse nuk pinë, gatuajnë dhe lajnë rrobat me po atë ujë?”, shkroi në Tëitter zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian
Kur u pyet në lidhje me komentet, Ministri i Financave së Japonisë Taro Aso anashkaloi pyetjet dhe tha që nivelet e ndotjes së ujit Fukushima janë nën kufijtë e udhëzimeve ndërkombëtare.
Plani i Tokios për të derdhur ujërat e ndotura në Oqeanin Paqësor të njoftuar të martën është kritikuar ashpër nga Kina, Tajvani, Koreja e Jugut dhe Koreja e Veriut. /Insajderi.com