Kinematë në Kosovë do të rihapen nga java e ardhshme

Kinematë në Kosovë do të rihapen nga java e ardhshme

Përfaqësuesit e kinemave të Kosovës kanë mbajtur një takim me Ministrin e Shëndetësisë dhe Ministren e Kulturës Vlora Dumoshi, ku kanë prezentuar protokollin për lejimin e veprimatarive të tyre me masa parandaluese ndaj epidemisë Covid-19.

Dëfrim Puka, menaxher i marketingut për rrjetin e kinemave “Cineplexx” ka thënë në një intervistë për Radio Prishtina se si pasojë e pandemisë, për 6 muaj, kanë mbetur pa punë mbi 45 punëtorë dhe se mbyllja e kinemave prej muajit mars ka shkaktuar humbje prej 3 milionë eurosh, raporton Insajderi.

“Prej muajit mars, kur edhe kanë filluar masat kundër epidemisë Covid-19, deri më tani Cineplexx ka pësuar humbje prej 3 milion eurosh. Edhepse fillimi i këtij viti ishte prej më të mirëve, ku vetëmnë janar dhe shkurt, kinemaja ka mirëpritur 128 mijë vizitorë. Për 6 muaj mbi 45 punëtorë kanë mbetur pa punë. Javën e kaluar kemi pasur takim me Ministrin e Shëndetësisë dhe Ministren e Kulturës, ku kemi prezentuar protokollin për hapjen e kinemave, i cili është i bazuar në masat e marra të kinemave evropiane që kanë hapur kinematë”, ka thënë Puka në Radio Prishtina./Insajderi.com