Kinezët janë revoltuar me markën e stilistit Stefano Gabbana .Zemërimi i tyre vjen pak ditë pasi disa mesazhe të Stefano-s ku fyente kulturën kinezë, u publikuan në Instagram.
Stefano debatoi me Michaela Tranova në Instagram, bisedat me të cilën përmbanin fyerje të mëdha të tipit “Shtet m*ti”, “Mafia injorante kineze që mban erë të keqe” apo “kinezë që hanë qen”.
Direkt pas këtyre mesazheve, u anulua shfaqja e Dolce & Gabbana-s që ishte planifikuar të mbahej në Kinë, ku është një ndër vende me shitje me të mëdha në botë.
Faqja “Diet Prada” në Instagram, ka publikuar pak orë më parë, disa video të njerëzve që hedhin në plehra veshje, aksesorë të markës, ose u vënë flakën atyre.
Ka dhe nga ata që i përdorin veshjet e markës për të fshirë tualetin.
Ndërkohë Dolce & Gabbana ka punësuar disa roje sigurie për të ruajtur dyqanet e veta atje. Përkundrejt kësaj situate ka reaguar edhe këngëtarja e njohur Ariana Grande, e cila ka bërë unfolloë profilin zyrtar të markës në Instagram.
Faqja zyrtare e Dolce & Gabbana-s në Instagram ka publikuar një deklaratë, përmes të cilës tregon se profili i Stefano-s dhe e D&G ishte hakuar dhe se zyra ligjore e kompanisë po hulumton. Ka edhe raporte jozyrtare që Stefano dhe Domenico janë paraqitur në polici, por deri më tani asgjë nuk dihem me siguri.