Shumë të famshëm si famija Kardashian, kanë thyer rregullat e Coronavirusit në vazhdimësi, me udhëtimet dhe festat e tyre gati se çdo muaj.
Vetëm së fundmi, Rita Ora ka qenë në target për kritika të shumta nga personalitet televizive dhe fansat, për faktin se festa e ditëlindjes së saj, theu të gjitha rregullat e Britanisë së Madhe, sa i përket pandemisë, njofton Insajderi.
Ndërsa, ka të tjerë të famshëm që po japin mesazhin e duhur në këto kohë të vështira për të gjithë botën. Jenna Dewan festoi 40 vjetorin e saj, me një festë shumë intime dhe private.
Aktorja thotë se duke kuptuar situatën në të cilën gjendet vendi i saj, dhe shtimi në masë i rasteve të reja pozitive në Amerikë, këtë ditëlindje qëndroi në shtëpi pa nevojë për të organizuar një festë të ekzagjeruar.
“Edhe pse doja shumë të festoja shumë me miqtë dhe familjen këtë përvjetor… ne jemi në mes të pandemisë. Dhe unë kujdesem shumë për jetën e të tjerëve. Kështu, unë festova në shtëpi me Steve, Evie dhe Callum dhe ishte perfekt”, ka thënë ajo.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Dewan është nënë e një vajze shtatë vjeçare me ish-partnerin Channing Tatum dhe po ashtu është nënë e një djali nëntë vjeçar, që ka ardhur në jetë nga lidhja me të fejuarin e saj Steve Kazee. /Insajderi.com