
Në intervistën e fundit për Oprah winfrey, Meghan Markle tha se u martua me Princin Harry në fshehtësi tre ditë para dasmës së tyre zyrtare.
Stephen Borton, ish-nëpunësi kryesor në Zyrën e Fakultetit, tha se dukesha është ‘qartë e hutuar’ pasi ajo i tha që martuar nga Kryepeshkopi i Canterbury në ‘oborrin e shtëpisë’ së tyre.
Meghan më tej pretendoi se kishin thirrur Justin Welby dhe i kishin kërkuar që t’i martonte. Por Borton tha se ceremonia e përshkruar nga Meghan në intervistë ishte ‘e pavlefshme’ sepse nuk kishte dëshmitarë dhe shtëpia e çiftit – Nottingham Cottage – nuk ishte një vend i autorizuar, shkruan Metro, transmeton Insajderi.
Borton tha për gazetën “The Sun”: “Ata nuk u martuan tre ditë më parë përpara Kryepeshkopit të Canterbury. Licenca speciale që ndihmova të hartohej i mundësoi atyre të martoheshin në Chapel St George në windsor dhe ajo që ndodhi atje më 19 maj 2018 dhe u pa nga miliona në të gjithë botën ishte dasma zyrtare e njohur nga Kisha e Anglisë dhe ligji”.
“Ajo që unë dyshoj se ata bënë ishte të shkëmbenin disa betime të thjeshta që mbase kishin shkruar vetë, dhe që është në modë, dhe thanë që përpara Kryepeshkopit ose, dhe ka më shumë të ngjarë, ishte një provë e thjeshtë”.
Gazeta ka marrë një kopje të vërtetuar të një dokumenti martese për çiftin, në të cilin është vendosur data19 maj 2018. Aty janë të shkruar emrat e nënës së Charles dhe Meghan, Doria Ragland, si dëshmitare. /Insajderi.com