Kjo do të jetë e veçanta e klipit të ri të Gashit

Kjo do të jetë e veçanta e klipit të ri të Gashit

Reperi Gashi ka njoftuar fansat e tij që të premten publikohet projekti me titull “Butterflies”.

Me anë të një tjetër postimi, artisti bëri të ditur se “Butterflies” do të jetë i shoqëruar edhe me videoklip.

Ndërsa, e veçanta e klipit është se pjesë e tij janë edhe prindërit e Gashit, ndërsa sipas një postimi ai la të kuptohet se e xhiroi me iPhone.

“Videoklipi i Butterflies është special sepse i kam xhiruar prindërit e mi me iPhone”, ka shkruar ai.

Po ashtu, me po të njëjtin titull, Gashi do ta publikojë edhe ep-in, ndërsa në cover të tij do ta vendos nipin.