Kjo duhet të jetë teoria konspirative më e çuditshme që kemi dëgjuar për Beyoncé

Kjo duhet të jetë teoria konspirative më e çuditshme që kemi dëgjuar për Beyoncé

Beyoncé dhe burri i saj, Jay Z, kanë qenë prej kohësh subjekt i teorive konspirative dhe fantazive; ideja është që të dy janë anëtarë të “Illuminati”, dhe po fshehin në mënyrë të fshehtë një revolucion, një rend të ri botëror, duke shpërlarë trurin e publikut përmes videove muzikore dhe koreografive, njofton Insajderi.

Mirëpo kjo më e fundit që ka qarkulluar, është më e çuditshmja – Beyoncé nuk është në të vërtetë Beyoncé?

Të paktën kështu pretendon një përdorues në Twitter, i cili qëllon të jetë një kandidat i kongresit në SHBA.

Beyoncé është akuzuar se ka mashtruar për faktin që është me ngjyrë dhe ka fshehur identitetin e saj të vërtetë si një grua italiane me emrin Ann. KW Miller, i ka publikuar pretendimet në lidhje me këngëtaren në Twitter.

Pretendimet e Millerit përfshijnë historinë që Beyonce është në fakt me origjinë italiane dhe emri i saj i vërtetë është Ann Marie Lastrassi.

Ai shkruajti: “Beyoncé nuk është as afro-amerikane. Ajo po mashtron për këtë për ekspozim. Emri i saj i vërtetë është Ann Marie Lastrassi. Ajo është italiane”.

Politikani vazhdoi të pohojë se kënga e Beyoncé “Formation” përfshin një numër mesazhesh të kodifikuara dhe ai pretendon se ajo është një sataniste (satanizmi është një grup besimesh ideologjike dhe filozofike të bazuara në Satan) sekrete.

Ai shtoi: “Ju të gjithë e dini se kënga” Formation” e Beyoncé ishte një mesazh i koduar sekret për globalistët?”

“Kënga pranoi qartë se ajo adhuronte kishat sataniste që gjenden në Alabama & Luiziana. Ajo mban në çantën e saj simbolet sataniste.”

Beyonce Shocked GIF - Beyonce Shocked MouthDrop - Discover & Share ...

Ndjekësit në Twitter u grumbulluan për të shprehur shqetësimet e tyre rreth tweet-ve të egra të Milleri-t, ku shumë e sugjeronin të kërkonte ndihmë profesionale. /Insajderi.com