
Në muajin shkurt emisionit të dashurisë “Për’puthen”, iu bashku edhe një konkurrent i ri.
Arsim Avdyli 20 vjeçar ishte konkurrenti i parë shqiptar që vinte nga Maqedonia, i cili prej vitesh jeton në Zvicër, ku drejton edhe një biznes ne partneritet me mikun e tij, njofton Insajderi.
Por nuk ishte ky detaji që tërhoqi vëmendjen e vajzave. Konkurrenti i ri ishte baba i një djali 3 vjeçar me emrin Leon. Arsimi është i ndarë nga bashkëshortja, dhe djali i tij jeton me të birin në Zvicër, dhe ai qëndron me të gjatë vikendeve.
Ndonëse djali jeton me prindërit të ndarë, Arsimi tha se ai është shumë i afërt me të birin. Gjatë prezantimit në studio ai tregoi edhe tatuazhin që e kishte gjithë portretin e Leonit.
Së fundmi me anë të një postimi në Instagram na prezantoi të birin duke ndarë një fotografi.
“Të dua”, kishte shkruar Arsimi krahas pozës ndërsa ndjekësit kanë vërshuar në komente.
I biri i tij ishte edhe arsyeja pse ai vendosi të largohej përfundimisht nga emisioni i dashurisë. Angazhimet e shumta në Shqipëri, jeta në Maqedoni e bënë të pamundur që ai të ishte afër djalit që jeton me të ëmën në Zvicër. /Insajderi.com