Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez janë ndarë zyrtarisht. Një muaj pasi çifti lëshoi një deklaratë duke këmbëngulur se ishin ende së bashku, J.Rod konfirmoi se ata i kishin dhënë fund fejesës së tyre.
Pra, çfarë ndodhi?
Një burim i afërt me ish-lojtarin e MLB-së thotë për “Yahoo Entertainment” se “nuk kishte asnjë palë të tretë të përfshirë”, njofton Insajderi. Sidoqoftë, ka pasur mjaft spekulime për këtë në shtyp.
Lopez, 51 vjeç dhe Rodriguez “me të vërtetë u përpoqën që lidhja të funksiononte”, i thotë një tjetër burim, por në fund, “ata vendosën se është më mirë për të gjithë nëse janë miq”.
“Është shumë miqësore”, shtoi po i njëjti burim.
Kjo është e ngjashme me deklaratën J.Rod lëshuar të enjten: “Ne e kemi kuptuar që jemi më mirë si miq dhe presim të qëndrojmë kështu. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku dhe të mbështesim njëri-tjetrin në bizneset dhe projektet tona të përbashkëta. Ne urojmë më të mirën për njëri për tjetrin dhe fëmijët e njëri-tjetrit. Për respekt të tyre, i vetmi koment që kemi është të themi është faleminderit për të gjithë ata që kanë dërguar fjalë të mira dhe mbështetje”.
Rodriguez dhe Lopez kanë qenë së bashku për më shumë se katër vjet dhe ishin të fejuar për dy.
Gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, të dy familjet u bënë jashtëzakonisht të afërta – veçanërisht fëmijët. /Insajderi.com