Kjo është arsyeje që Anita Haradinaj ka vendosur të largohet nga Dance Albania

Kjo është arsyeje që Anita Haradinaj ka vendosur të largohet nga Dance Albania

Anita Haradinaj ka vendosur që të largohet nga Dance Albania.

Kjo pasi ajo ka marrë një lëndim në gju që ia pamundëson që ajo të vazhdojë të kërcejë.

Ajo ka thënë se nuk e di nëse do të mund të rikthehet prapë, por që e ka shijuar shumë këtë spektakël.

“Mirë jam, mirë, thjesht nuk mund të kërcej më. E di që do ju mungojë paraqitja ime skenike jo aq sa vallëzimi im. Do bëj pushim dhe besoj sa t’i kalojë kjo, do rikthehem pastaj, ose nuk do rikthehem, nuk e di, varet nga gjithë gjendja. Gjërat e bukura zgjasin pak, prandaj ngelen të bukura. Unë e kam shijuar pa fund këtë spektakël. Do kisha vazhduar ta shijoj”, u shpreh ajo.

Ajo ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe ka thënë se do të i mungojnë të gjithë.

“Ju falënderoj të gjithëve. Falënderoj Verën, të falënderoj ty, falënderoj jurinë. Kemi kaluar momente shumë të bukura, do të më mungoni. Unë e kam pranuar këtë eksperiencë sepse ka qenë diçka ndryshe nga 23 vjetët e karrierës time në televizion, nga një profil totalisht ndryshe”.