Kjo është hera e parë që Loredana po e merr me seriozitet Coronavirus-in

Kjo është hera e parë që Loredana po e merr me seriozitet Coronavirus-in

Ka pak ditë që Loredana është kthyer në shtëpi, pas një udhëtimi në Kroaci, Shqipëri dhe Kosovë, njofton Insajderi.

Reperja që sapo ka lansuar një këngë të re me titullin “Rockstar”, postoi një video në Instagram, duke bërë thirrje që të gjithë të kenë kujdes, tani që Evropa për përballet me një valë të dytë të virusit vdekjeprurës.

Tani, për të parën herë, Loredana ka folur mbi këtë temë dhe tregon numrin aktual të rasteve në Zvicër. Shifrat reale janë edhe më të larta sesa ajo deklaroi dhe ishin 8.900 infeksione të reja vetëm dje.

“Përshëndetje, Loredana këtu. Sapo kuptova që janë afër 6.000 njerëz të infektuar në Zvicër. Thyem rekord përsëri, e mendoj që është shumë keq. Thjesht ju kërkoj që të kujdeseni, dezinfektoni dhe lani duart, vini maska, mënjanoni kontaktin fizik dhe rrini në shtëpi”, thotë ajo në video.

“Të them të drejtën, do të doja të rrija jashtë tërë kohës, të shkoja në koncert apo ku di, por shëndeti im është i rëndësishëm për mua dhe nuk më plas për asgjë tjetër që shkon e vjen. Shëndeti është shëndet miqtë e mi. Kujdesuni për veten, dhe ju këshilloj të mos organizoni ndonjë festë”.

“Ka njerëz që janë sëmurë dhe ka njerëz që rrezikohen vërtet, sepse jam e sigurt që dikush në familjen e tyre ka diabet apo diçka. Deri këtë ditë nuk kam publikuar kurrë një video të tillë ku them që ta merrni seriozisht, por tani kam përshtypjen që të gjithë e kemi lënë pas dore”, thotë reperja ndër tjerash.

Në mars, në disa media ishte raportuar se reperja kishte kontraktuar virusin por që një gjë e tillë nuk ishte konfirmuar as mohuar. /Insajderi.com