fbpx

Kjo është kafja më e shtrenjtë në botë

Kjo është kafja më e shtrenjtë në botë

Elida Geisha 803 nuk është një lloj i kafesë Kopi Luwak dhe është shumë e veçantë në procesin e saj të prodhimit. Sipas faqes së internetit të Klatch, Elisha Geisha është “një shumëllojshmëri e rrallë e kafesë Arabike që erdhi në Panama nga një laborator kërkimor në Kosta Rika, por ka origjinën e saj në Etiopi”.

Një kafene në Kaliforni po prodhon atë që e quan kafen më të shtrenjtë në botë, 75 dollarë një filxhan. ‘Kafe Klatch’ po shërben përzjerjen ekskluzive, ‘Elida Natural Geisha 803’, në degët e saj në Kaliforninë Jugore dhe San Francisko.

‘Numri 803 në emërtimin e kafesë i referohet rekordit prej 803 dollarësh për kilogram kafeje të shitura në një ankand të fundit pasi fitoi çmimin e parë në konkursin e Panama-së’, tha Bo Thiara, bashkëpronar i degës së Klatch në San Francisko.

Ai e quan këtë konkurrencë të përvitshme të barasvlershme me atë të Oscar-ëve. ‘Vetëm 45 kilogramë kafe ishte në dispozicion për blerje dhe shumica shkoi në Japoni, Kinë dhe Tajvan’, shtoi ai. Klatch siguroi 4.5 kilogramë dhe është zinxhiri i vetëm në Amerikën e Veriut e disponon atë.

Cilësia e lartë e kafesë dhe furnizimi i kufizuar ishin faktorët që nisën një luftë oferte që përcaktoi çmimin e saj astronomik, duke kaluar dhe çmimin më të lartë të një viti më parë prej 601 dollarësh për kilogram.

Klatch e përshkruan kafenë si një varietet të rrallë të Arabica-s nga Panamaja, që ka një shije lulesh dhe çaji, me disa nota jasemini dhe manaferrash.

‘Sasia e disponuar nga ky bar do të mund të prodhojë rreth 80 filxhanë kafe në total’, u shpreh Thiara.