
E kam shpirtin eksploziv është këngë e kënduar nga këngëtarja atraktive Genta Ismajli, që ishte pjesë e albumit të tretë të këngëtares me titullin “Possesiv” që u publikua në vitin 2006.
Ky album përmbante gjithsej 10 këngë, e njëra ndër to ishte edhe kënga e parë shqiptare që arriti ti mbledhë një milion shikime në platformën e muzikës YouTube.
Edhe pse këngës nuk ju bë kurrë një video nga Genta, një video e ngarkuar në Youtube, që ishte e krijuar me foto të këngëtares nga fansat e saj, arriti që ti numëroj një milion shikime, për tu bërë video e parë shqiptare që arrin këtë shifër, në kohen kur hitet e asaj kohe thyenin rekord nëse i arrinin 200 mijë shikime.
E kam shpirtin eksploziv aso kohe dëgjohej shumë edhe në radio dhe ishte pjesë e top listave në çdo radio vendore.