Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2020, shkruan Insajderi.
Në mesin e deputetëve të cilët kanë deklaruar pasurinë e tyre është edhe deputetja e VV-së, Adriana Matoshi e cila posedon pasuri të paluajtshme në vlerë prej 400.000.00 eurove.
Ajo po ashtu ka deklaruar së paga e saj në Kuvendin e Kosovës është 1 mijë e 547 euro, ndërsa nga lokali dhe nga produksioni i serialit merr nga 1 mijë euro.
Deklarimi vjetor i pasurisë për vitin 2020 ka filluar më 1 mars 2021 dhe ka përfunduar më 31 mars 2021./Insajderi.com