Kjo është pyetja që e çoi në këmbë Loredanën

Kjo është pyetja që e çoi në këmbë Loredanën

Loredana është nervozuar në një moment gjatë konferencës në Prishtinë.

Ajo reagoi duke u ngritur në këmbë dhe duke e ngritur zërin, në momentin kur gazetarët e pyetën nëse kjo çfarë ka ndodhur do të ndikojë në përkeqësimin e imazhit të saj.

Megjithëse në fillim Loredana tentoi të tregojë se ende asgjë nuk është sqaruar, ajo nuk dinte të shpjegonte edhe aq mirë se ajo nuk është fajtore në gjithë këtë skandal.

Ndërsa kur është pyetur edhe për përfshirjen e vëllezërve të saj, ajo me zë edhe më të ngritur ka treguar se nuk flet në emër të vëllait të saj.