Kjo është shuma e majme që Luana Vjollca paguhet në një koncert

Kjo është shuma e majme që Luana Vjollca paguhet në një koncert

Pasi moderoi për vite me radhë, Luana Vjollca vendosi të eksplorojë dhe në një tjetër fushë, atë të muzikës. Moderatorja ka një numër të madh fansash që e mbështesin dhe ja shtojnë edhe më tej suksesin.

Përfshirja e saj në muzikë, duket jo pa qëllim, me fitimet e majme që nxjerr Luana Vjollca në një natë koncerti. “Panorama Plus” bën me dije se vetëm për një pjesëmarrje, moderatorja merr plot 5 mijë euro.

Sigurisht që duke llogaritur se sa shpesh merr pjesë nëpër koncerte Luana Vjollca, në diasporë edhe më tej, mund të themi që fundi i muajit mbledh shifra marramendëse.