
Nëse ju ka munguar Butrint Imeri me baladat e tij, kemi një lajm të mirë për ju. Së fundmi ai ka lansuar një klip një minutësh, ku na prezantoi një këngë të re.
E gjitha u bë pa asnjë paralajmërim paraprak dhe nuk u realizua në mënyrën se si ai zakonisht punon videoklipet e tij.
Ai shfaqet në një ambient jashtë në natyrë të mbuluar nga bora dhe ngrica nën shoqërinë e tingujve të kitarës së Astrit Stafait.
Kënga nuk ka një titull, por po themi se quhet “A t’merr malli”, nisur nga teksti i saj.
Më poshtë mund të ndiqni të plotë këngën e re të këngëtarit. /Insajderi.com
View this post on Instagram