Kjo këngë rikthen Anxhelina Hadërgjonajn në muzikë pas gati një dekade

Kjo këngë rikthen Anxhelina Hadërgjonajn në muzikë pas gati një dekade

E bija e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, Anxhelina debutoi në muzikë para dhjetë vjetësh, e që nga atëherë ajo ka krijuar një prezencë të madhe në rrjete sociale, ani se në industrinë e muzikës e pamë për shumë shkurt, njofton Insajderi.

Në dhjetor të vitit 2010, Anxhelina mori pjesë në “Zhurma Show 2010” me këngën “Kopje Pa Kuptim”.

Për një vit të tërë ajo nuk solli një këngë të re deri kur konkurroi në “Top Fest 8” në vitin 2011 me këngën “Kjo Jetë S’mjaftoi”, ku u vlerësua me çmimin “Artisti i ri më i mirë”.

Aso kohe ajo u bë sensacion jo vetëm për performancën dhe këngën, po edhe për fustanin e kuq që kishte veshur.

Që nga fillimi i pandemisë, kur këngëtarja u kthye në Tiranë nga Amerika, ajo ngacmonte fansat se po vinte me një këngë të re, rikthim ky i cili ndodhi sot.

Anxhelina publikoi sot këngën e saj të tretë e cila është realizuar në gjuhën angleze me titullin “Precious”. Kënga e re është shoqëruar edhe me videoklip të cilin mund ta ndiqni më poshtë. /Insajderi.com