Kjo letër mund të jetë shkrimi më prekës që keni lexuar së fundmi

Kjo letër mund të jetë shkrimi më prekës që keni lexuar së fundmi

Kohët e fundit, një letër e shkruar nga “një klient mirënjohës” që falënderoi një parukiere për mënyrën se si ajo e trajtoi gruan e tij gjatë një prerje flokësh u bë virale në internet, shkruan Bored Panda, transmeton Insajderi.

Burri zbuloi se gruaja e tij po vuante nga dementia dhe mënyra sesi trajtonte Sara ishte shumë prekëse.

Letra u shkrua nga një burrë që vendosi të shprehte mirënjohje për floktaren e gruas së tij të ndjerë dhe të shpjegojë se çfarë ndikimi ka pasur ajo në jetën e gruas tani të ndjerë. Siç rezulton, gruaja e burrit jetonte me dementi në kohën kur ajo dhe burri i saj vizituan Sara-n. Burri shprehu admirim për respektin dhe kujdesin që Sara tregoi gjatë vizitës së tyre dhe filloi të shpjegojë se prerja e flokëve që ajo i bëri “ka rigjallëruar ndjenjën e vetëvlerësimit te një grua”.

Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë:

“27 qershor 2020

E dashur Sara,

Kjo është paksa e vështirë. Por kam pritur një kohë vërtet të gjatë për ta kaluar këtë letër tek ju.

Unë dhe gruaja ime erdhëm për një prerje flokësh pak para Krishtlindjes së vitit të kaluar.

Gruaja ime vuante nga dementia, dhe ju e trajtuat atë sikur kishit punuar me pacientë gjatë gjithë jetës suaj. Ju na latë të ulemi pranë njëri-tjetrit dhe kur erdhi koha që ajo të priste flokët, vendose karrigen e saj drejt meje, në mënyrë që të mund ta shikoja shprehjen e saj në fytyrë ndërsa ju i prisnit flokët.

Doli edhe më mirë sesa mendoja.

Mjerisht, ajo vdiq në mars. Dhe ajo prerje flokësh ishte një nga momentet e fundit, më të mira të jetës së saj. Ajo ndjehej shumë e bukur. Ajo hynte në banjë për t’u shikuar në pasqyrë disa herë brenda ditës, dhe dilte tejet jashtë e ngazëllyer.

Ajo lumturi në fytyrën e saj nuk ka çmim.

Tash që e mendoj, ka të ngjarë që kjo të jetë një nga dhjetëra prerje flokësh që bëtë atë ditë. Por në këtë kliente ju rikthyet ndjenjën e të qenit e bukur. Shpresoj që gjithmonë të kuptoni fuqinë e profesionit tuaj.

Është e lehtë nganjëherë ta marrësh këtë si të mirëqenë.

Sinqerisht,

Një klient mirënjohës.” /Insajderi.com