Kjo video romantike hedh poshtë thashethemet për ndarje mes Seldit dhe Sindit

Kjo video romantike hedh poshtë thashethemet për ndarje mes Seldit dhe Sindit

Para pak javësh, Seldi Qalliu dhe Sindi ishin tituj në tabloidet rozë, ku raportohej për një ndarje mes çiftit, nisur nga fakti se dyshja kishin bërë ‘unfollow’ njëri tjetrin në Instagram, njofton Insajderi.

Madje Sindi Çela kishte fshirë edhe fotografitë e përbashkëta me këngëtarin, e shpeshherë këto janë indikatorët e parë të një ndarjeje.

Por reagimi i modeles ishte i shpejtë që të qartësonte të gjitha pikëpyetjet rreth raportit të tyre. Në disa video në llogarinë e saj në Instagram, ajo thotë se e gjitha ishte faji i saj. Pas një debati që çifti kishin pasur, ajo që erdhi më pas ishte thjesht një veprim impulsiv në zemërim e sipër.

“E gjithë kjo ishte gabim i imi. Pas një konflikti me Seldin, plus javën me provime dhe punën që kisha shumë të ngarkuar, plus në këtë kohë që ne jetojmë sot në pandemi, asgjë nuk është e thjeshtë… u tregova shumë impulsive”, kishte thënë ajo në videot e publikuara në Instastory të llogarisë së saj.

E habitur nga fakti se sa shumë zhurmë u bë, ajo deklaron se ata të dy nuk janë ndarë.

“Nuk e dija që e gjithë kjo do kishte impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë. Desha të shtoja që në fund të ditës njerëz jemi dhe njerëz ngelemi, nuk i kontrollojmë dot emocionet ose ndjenjat ndonjëherë”, ishte shprehur Sindi.

Për të gjithë ata që menduan se reagimi i Sindit ishte thjesht për të marrë në kontroll situatën dhe thashethemet të shuheshin, ajo së fundmi ka publikuar një video me Seldin ku duken shumë lozonjarë e të dashuruar.

Në shtator të këtij viti, Seldi i cili ka qenë edhe i fejuar dy herë, bëri publike lidhjen me ish miss-in në ditëlindjen e saj, me një foto të shkrepur nga festa. /Insajderi.com