Klea Huta dhe Elgit Doda sjellin imazhin e parë të familjes së tyre të vogël

Klea Huta dhe Elgit Doda sjellin imazhin e parë të familjes së tyre të vogël

Në fillim të këtij muaji, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë.

Me datë 4 qershor, Klea hyri në llogarinë e saj në Instagram për të njoftuar për ardhjen e vogëlushit Krid në jetë. “TË DASHUROJMË KRID”, kishte shkruar këngëtarja.

View this post on Instagram

TE DASHUROJME KRID! 04/06/2020 —————————————————————————————— Dua te bej nje falenderim special per @international_turkish_hospital tek te cilet kam ndjekur gjithe shtatzenine dhe ku jam ndjere si ne shtepine time dhe keto jane fjale zemre sepse @arjana.sina ti me bere te ndihem keshtu dhe te jam mirenjohese e falenderuese deri ne fund per gjithcka ke bere per mua. Ishe pikerisht ti qe me drejtove tek @spitalihygeiatirane per lindjen natyrale qe une kisha deshire duke me thene qe vetem aty duhet te lindja natyralisht. Si perfundim une linda sic doja vete, ne menyre natyrale me epidural dhe eshte eksperienca me e bukur e jetes time. Linda me Dr. Helidon Klosin dhe Mami Shpresen te cilet kane bere nje pune te mrekullueshme, te persosur, duke u kujdesur deri ne momentin e fundit me nje perkushtim te jashtezakonshem. Nuk kam fjale per trajtimin dhe kujdesin qe kane treguar. Mirenjohese pafund te gjitheve qe me keni qendruar prane, miqve te mi me te ngushte, njerezve te afert, familja ime dhe kedo qe eshte interesuar gjate gjithe kesaj periudhe. Faleminderit @gelosia_jewelry qe e gdhende emrin e djalit tone ne ar 🧿 E pac jeten te gjate e te lumtur o Bir. Sot e tutje ne jetojme per ty 🙏🏻 zot faleminderit Por mbi te gjitha faleminderit ty @elgitdoda dashuria e jetes time, shoku im i jetes, e ardhmja ime, familja ime. Te dua sa sta them me dot me fjale. Faleminderit qe ekziston.

A post shared by Klea Huta • Aмlα • (@kleahuta) on

Edhe Elgiti kishte postuar të njëjtën foto në llogarinë e tij në Instagram duke shkruar, “Pak nga pak ne po formojmë pazëllin e jetës tonë, të dua Kleda, të dua Krid”.

Kanë kaluar mbi dy javë dhe tani, Klea postoi imazhin e parë të familjes së vogël. Gjithsesi prapë kishte zgjedhur që të mos ekspozonte portretin e bebit Krid. “Me shpirtin plot e mirënjohjen në Zot”, lexon në mbishkrimin e fotos. /Injsaderi.com