
Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja Klea Huta ndau një lajm të kobshëm. Gjyshi i saj ka ndërruar jetë, njofton Insajderi.
Moderatorja nuk ndau shkakun e vdekjes së familjarit, por teksa ndanë një fotografi të tij ajo shpreh pikëllim të thellë.
“Ma këpute shpirtin o gjysh. M’i thave sytë o shpirt, qofsh i xhenetit”, shkruan ajo. /Insajderi.com