Klubi i famshëm Berghain në Berlin do të kthehet në ekspozitë arti

Klubi i famshëm Berghain në Berlin do të kthehet në ekspozitë arti

Klubi i famshëm i rave party-ve do të transformohet në një event masiv artistik gjatë pandemisë Covid-19

Përderisa ky klub është mbyllur për evente rave, një ekspozitë që do të mbahet do ta shëndrrojë këtë vend në hapësirë artistike, raporton Dazed, shkruan Insajderi.

Prej mbylljes së klubit në muajin mars për shkak të pandemisë, klubi është hapur vetëm një herë, për ekspozitën sureale të tingujve “Eleven songs – Hall at Berghain” nga dyshja Tamtam.

Koleksionuesi Christian Boros do të mbajë aty ekspozitën e tij të dytë “Studio Berlin” ku do të përfshihen punë nga diciplina të ndryshme artistike si fotografia, skulptura, piktura, video, tinguj, performanca dhe instalacione të prodhuara nga studiu artistike të qytetit të Berlinit gjatë pandemisë.

Në këtë ekspozitë do të përfshihen vepra nga më shumë se 80 artistë, e poashtu edhe vepra artistike nga emrat më të mëdhenjë të industrisë si Olafur Eliasson, Wolfgang Tillmans, Tacita Dean, Anne Imhof dhe Cyprien Galliard.

Vizitorët do të kenë mundësinë të prenontojnë shëtitjet në ekspozitë online, por poashtu ata do të kenë mundësinë të vizitojnë klubin e famshëm i cili kishte politika shumë strikte lidhur me njerëzit që mund të hynin aty./Insajderi.com