Komentuesja zbulon rastësisht shtatzëninë e bashkëshortes së reperit Gold AG

Komentuesja zbulon rastësisht shtatzëninë e bashkëshortes së reperit Gold AG

Ndër shumë të famshëm që u bënë prindër këtë vit, si duket edhe Gold AG po bëhet gati për jetën prindërore, njofton Insajderi.

Dhe e gjitha u zbulua nga një koment, në një fotografi që bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, e publikoi në llogarinë e saj në Instagram.

Një komentuese që është edhe mike e afërt e Shkodrës, komentoi në fotografinë e saj, “Një nënë e ardhshme mahnitëse”, duke i shtuar edhe një ‘emoji zemër’ komentit.

Postimi i parafundit i Shkodrës ishte me 3 korrik deri të ky postim i djeshëm, ku ajo shihet duke pozuar hijshëm me një çantë që kishte vendosur para barkut.

Çifti i sapomartuar nuk janë prononcuar në lidhje me shtatzëninë dhe as me lajmet që qarkulluan. /Insjaderi.com