Koncepti i videos së këngës  911 të Lady Gaga’s ishte krijuar për Massive Attack

Koncepti i videos së këngës  911 të Lady Gaga’s ishte krijuar për Massive Attack

Regjisori Tarsem Singh ka treguar që ai kishte shpresuar të aplikojë konceptin visual për videoklipin e këngës “Angel” të Massive Attack dekada më parë.

Kur Lady Gaga foli për videon e këngës “911” ajo tregoi që klipi është bazuar në një ide që regjisori Singh e kishte zhvilluar para 25 vitesh.

Singh, i cili ka realizuar filma si The Cell dhe Mirror Mirror, tha për Entertainment Weekly që ai kishte zhvilluar këtë ide 28 vite më parë dhe një mik i tij e kishte quajtuar “Magjistari i Oz-it pa aktin e parë”.

Singh ka treguar që kur Gaga e kishte kontaktuar për të punuar me të, ai i tha asaj që ai nuk e njihte muzikën e saj, por së bashku ata i dhanë formë konceptit të videos “911” në të cilën ajo tregon një fantazi të saj pasi kishte pësuar një aksident me makinë.

“Rreth 20 vite më parë, mendoja që kjo ide do të përshtatej për klipe të Massive Attack”, ka thënë Singh. “Unë e dua këngën e tyre Angel. Mirëpo ne nuk arritëm të gjenim kohën e duhur.”

“Unë nuk e dija se sa e afërt ishte kjo ide me atë që i ndodhi asaj. Kur më tregoi kuptimin e këngës, u përshtat jashtë mase. Kjo nuk ka të bëj me humbjen e gjakut, por me të kundërtën e të qenit i droguar: mungesën e drogave.”/Insajderi.com

Burimi: Dazed