Koncert i Orkestrës harkore të Filarmonisë së Kosovës

Koncert i Orkestrës harkore të Filarmonisë së Kosovës

Me koncertin e orkestrës harkore të Filarmonisë së Kosovës, mbrëmë në qendrën për kulturë në Tetovë filloi edicioni i Tetë i manifestimit kulturor Vera e Kulturës Tetovare. Ky orkestër i filarmonisë së Kosovës është udhëhequr nga dirigjentja Agona Çupi, njofton Insajderi.

Këtë koncert me fjalimet e tyre e përshëndetën kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e cila theksoi rëndësinë e manifestimit të verës kulturore në Tetovë.

Baki Jashari, drejtor i Filarmonisë së Kosovës nënvizoi se këtë vit filarmonia ka angazhuar edhe një dirigjente nga Maqedonia e Veriut, duke qenë kështu kjo filarmoni e hapur për kuadrin mbarë shqiptarë.

Manifestimi kulturor Vera e Kulturës Tetovare vitin e kaluar nuk u mbajt për shkak të pandemisë Covid-19.Ndërsa pritet që javën tjetër të zbardhet tërësisht agjenda e manifestimeve për këtë verë./Insajderi.com