Festivale, koncerte dhe performance të ndryshme teatrale do të fillojnë të lejohen prej këtij vikendi, me numër të kufizuar audience.
Disa prej këtyre ngjarjeve përfshijnë Orkestrën Simfonike të Londrës në kishën e St Luke dhe performanca të tjera në London Palladium dhe parqet e Butlin, raporton BBC, shkruan Insajderi.
“Ky është një vendim shumë i rëndësishëm për artistët performues, që kanë mbetur duke pritur me durim që prej marsit, tha sekretari i kulturës Oliver Dowden.
“Natyrisht nuk do të shohim tollovi masive, të zakonshme për këto manifestime, por të paktën adhuruesit e artit do të kenë mundësinë që të përjetojnë një shfaqje teatrale pas shumë muajsh, apo të dëgjojnë muzikë në festivale këtë verë” thotë ai./Insajderi.com