Konfirmimi që po prisnim – Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar!

Konfirmimi që po prisnim – Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar!

Në tetor të vitit 2019, me një shkrim të gjatë në llogarinë e saj në Instagram, Loredana konfirmoi zërat se ajo dhe Mozzik, prindër të një vajze, janë ndarë, njofton Insajderi.

Postimi që tashmë është fshirë, sqaronte se çifti kanë vendosur të bëjnë pushim nga lidhja e tyre.

“Për të gjithë fansat e mi! Siç dhe e keni vërejtur unë dhe Mozzik nuk jemi parë më bashkë. Të dy vendosëm të bënim një pushim – si në punë ashtu edhe në jetën private. Kjo për mua nënkupton ndryshime të mëdha në familjen dhe karrierën time.

Ndër të tjerash shkruan se ajo do të vazhdojë jetën e saj si një nënë beqare për Hanën.

“Tani e tutje, unë jam një nënë beqare gjë që më bën edhe më të fortë. Të gjithë artistët që thonë, “Të këndosh live është kaq rraskapitëse”, jam e sigurt që nuk kanë pasur nevojë të ndërrojnë pelena menjëherë para performancës së tyre! E vetmja gjë që më duhet është vajza ime Hana. – përfundon Loredana deklaratën e saj, duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen.

Në muajt e fundit të vitit 2020, në rrjete sociale qarkullon sërish fjalë se ata janë ribashkuar, pasi u publikuan disa video dhe fotografi që vendosnin çiftin herë në Gjermani e herë në Zvicër.

Mozzik në disa intervista kishte mohuar këtë, duke thënë se ajo është nëna e vajzës së tij dhe gjithnjë do jenë në kontakt.

Por së fundmi, një udhëtim në Milano e më pas në Dubai, konfirmoi zërat që thonin se ata janë ribashkuar, dhe postimi i fundit i Loredanës e konfirmoi këtë.

Në një fotografi, ku shihet ajo e veshur me të verdha e mbështetur në një figurë burri që është Mozzik por ka fshehur fytyrën, Loredana shkruan: “Kush fshihet aty?”

Dyshja tanimë po ndiqën sërish në rrjete sociale, dhe përtej konfirmimit të lidhjes, ky postim mund të jetë edhe promovim për një bashkëpunim të ri që është përfolur për gjatë. /Insajderi.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Loredana (@loredana)