Sot gjatë ditës u konfirmua edhe lidhja e Tea Trifonit dhe Beart Rexhepit, pas shumë përpjekjesh së Shqipes Hysenajt për të zbardhur të vërtetën, njofton Insajderi.
Pas publikimit të fotografive ku ata shihet duke shkëmbyer një puthje, reagoi edhe Andi Shehi, i cili doli nga “Për’puthen” për Tean, “nusen” e tij ashtu siç e thërriste.
Ai ka postuar në Instagram një video të tij nga makina dhe ka treguar se ka mbetur pa fjalë pas publikimit të këtyre fotove. Andi është shprehur se do të shpjegojë live gjithçka dhe i ka kërkuar falje publikut.
“Nuk di nga t’ia nis çfarë të them. Nuk kam fjalë për këtë që sapo ndodhi, por do bëj një live do flasim për të gjitha se ju detyrohemi një shpjegim nga ana morale si dhe unë dhe Tea, sapo të qartësohem do ju them dhe ju ca do ndodh ju kërkoj falje të gjithëve, thjesht ju kërkoj shumë falje”, shprehet Andi.
Më poshtë mund të shihni të plotë videon e që ai ka ndarë në Instagram. /Insajderi.com