Konfirmohet lidhja e shumëpërfolur e Majkut

Konfirmohet lidhja e shumëpërfolur e Majkut

Krahas muzikës, shumë shpesh është në qendër të vëmendjes së mediave edhe për jetën e tij private. Bëhet fjalë për rep-artistin, Majk, i cili prej kohësh përflitet për një lidhje me modelen nga Prishtina, Melita Nushi, por që deri më tani ai vazhdimisht e ka mohuar një gjë të tillë.

Në ngjarjen e organizuar nga BKR-ja, me rastin e 10-vjetorit të karrierës, në mesin e të ftuarve ishte edhe Majku, raporton emisioni “Express” në Ktv.

Pas kësaj përshëndetjeje, Majk kthehet te fanset, që e prisnin për t’u fotografuar. Pos tjerash, me të përfunduar mbrëmja, Majk dhe Melita janë parë të dalin bashkë, tamam si çift.

Më parë, Majk ka qenë në një lidhje me Majlinda Zekën, me të cilën ka një djalë të quajtur Roan.