Djali i Lisa Marie Presley dhe nipi i Elvis Presley, Benjamin Keough, ka vdekur nga një vetëvrasje, shkruan TMZ, transmeton Insajderi.
Një përfaqësues i zyrës së ekzaminerit mjekësor të provincës L.A. County thotë për TMZ se Benjamin vendosi një armë gjahu në gojë dhe mënyra e tij e vdekjes klasifikohet si vetëvrasje. Autopsia u përfundua të hënën.
Menaxheri i Lisa, Roger Widynowski, thotë për TMZ, “Ajo është plotësisht zemërthyer dhe përtej shkatërruar, por duke u përpjekur të qëndrojë e fortë për binjakët e saj 11 vjeçarë dhe vajzën e saj më të madhe Riley. Ajo e adhuroi atë djalë. Ai ishte dashuria e jetës së saj”.
Nuk dihet shumë për Benjamin, përveç faktit që ai ka një familje super të famshme. Ai është djali i Lisa-s dhe muzikantit Danny Keough – dhe motra e tij është aktorja Riley Keough, e cila ka qenë në një numër filmash ndër vite, përfshirë këtu edhe “The Lodge” të vitit 2019.
Sigurisht, gjyshërit e tij janë Elvis dhe Priscilla Presley.
Ben ka mbajtur një profil të ulët përgjatë viteve, por e vetmja gjë për të cilën ai është shumë i njohur është se duket pothuajse identik me gjyshin e tij të famshëm, vetë Mbretin.
Ai ishte gjithashtu një muzikant – ai madje arriti një marrëveshje muzikore në vitin 2009 me vlerë 5 milionë dollarë. Ai ka disa llogari në rrjete sociale nën emrin e tij, por përveç kësaj, jo shumë më tepër dihet publikisht për të. /Insajderi.com