U bë zhurmë e madhe në media kur u tha që e ka lënë muzikën.
Por tash po del që këngëtarja shqiptare nga Kosova, Rina Balaj është larguar përfundimisht edhe nga kompania muzikore “On Records”, shkruan Insajderi.
REVIEW / Prishtinasit ‘shashtrisen’ nga kjo kafshë
Këtë gjë me anë të një shkrimi në “Instagram” e ka konfirmuar tashmë ish-menaxheri i saj, Meti Elshani i cili ndër të tjera ka dhënë arsyetimin pse llogaria e “Instagramit” të Rinës është shndërruar në OnRecords.
Duhet theksuar që kjo llogaria e Rinës pak ditë më parë ka qenë joaktive qysh kur u dha lajmi që Rina u largua nga muzika, për t’u rikthyer sot dhe për t’u bërë krye-temë në mediat rozë.
Tashmë “On Records” duke të ketë nisur një ‘epokë të re’ me emra dhe fytyra komplet të reja në skenën muzikore shqiptare, jo shumë kohë kur nga ky label u larguan Rina Balaj, Fero, Kida, Mozzik, Getinjo e Baby Gee.
/ © Insajderi – Review /