Konfirmoi lidhjen e re, por ish-bashkëshorti i Adrola Dushit ende nuk e ka harruar modelen

Konfirmoi lidhjen e re, por ish-bashkëshorti i Adrola Dushit ende nuk e ka harruar modelen

Modelja e njohur, Adrola Dushi është përfolur shumë në media në lidhje me jetën e saj.

Vëmendje të madhe ka marrë herë pas here marrëdhënia e saj me ish-bashkëshortin.

Por tashmë siç duket ish-bashkëshorti i Adrolës dhe babai i djalit të saj, Adis Patushi ka nisur një lidhje të re.

Ai ka publikuar një video “Instagram” ku shkëmben puthje me një vajzë dhe të gjithë kanë nisur dyshimet se ajo mund të jetë e dashura e tij.

 

Në anën tjetër, nëse klikohet profili i tij  në Facebook mund të shihet së ai ende mban kujtime me modelen, pasi që shumë fotografi më të nuk i ka fshirë.

A është kjo shenje që ai nuk e ka harruar ende Adrolën, apo vetëm një anashkalim nga ana e tij, nuk dihet.

Ndërsa,  Adrola po përflitet prej kohësh se ka nisur një romancë me Capital T, mirëpo deklarata e saj e dhënë së fundmi për “Revista Class” i ka bërë të gjithë konfuzë.

 

E pyetur se a ka një Kapo që për momentin ia ka marrë vëmendjen më shumë gjatë kësaj kohe apo ia ka prishur planet, ajo zgjodhi t’i shmangej me lezet duke mos iu referuar Capital T. Adrola tregoi se “Kapo” i vetëm i jetës së saj është djali i saj, Troi.

“Troi është ‘Kapo’ i vetëm i jetës sime, pasi është i vetmi njeri që më çon në qiell dhe më zbret në tokë brenda një sekonde. Ai është i vetmi që i komandon dhe i prish planet e mia. E kam thënë edhe herë të tjera që pa të, jeta ime nuk do kishte kuptim. Është “problemi” më i bukur i jetës sime, por me asgjë tjetër në botë nuk do ta ndryshoja. i them shpesh: “Po të mos ishe ti, nuk do isha as unë” dhe ai më përgjigjet: “E di, o maa”. Unë e di që ai nuk e kupton dot çfarë do të thotë kjo tani, por duke e dëgjuar shpesh, do ta mbajë mend dhe, me siguri, do ta vlerësojë kur të jetë më i rritur”, është shprehur Adrola./Insajderi.com