Konflikti Izrael-Palestinë, a rrezikohet performanca e Madonnës në Eurovision?

Konflikti Izrael-Palestinë, a rrezikohet performanca e Madonnës në Eurovision?

Finalja e Eurovision kishte rezervuar një performancë surprizë të divës së muzikës, Madonna. Por ditët e fundit ka pasur shumë thirrje për bojkot nga ana e aktivistëve. Arsyeja?

Eurovisioni këtë vit organizohet në Tel Aviv, Izrael. Por prej vitesh, Izraeli është në konflikt me Palestinën. Ditët e fundit ka pasur dhe akte dhune ndërmjet militantëve në Gaza dhe ushtrisë izraelite. 4 persona në Izrael dhe më shumë se 20 në Gaza kanë humbur jetën. Për këtë arsye aktivistët i kanë bërë thirrje organizatave, apo të ftuarëve të festivalit të mos marrin pjesë.

Por cili është vendimi i Madonnës?

“Asnjëherë nuk do ndaloj së bëri muzikë për t’ju përshtatur axhendës politike të dikujt dhe as nuk do ndalojë së foluri kundër dhunës ndaj të drejtave të njeriut, kudo qoftë në botë të ndodhen ata. Më thyhet zemra sa herë dëgjoj për jetë të pafajshme që humben në këtë rajon dhe dhuna që shpesh përjetësohet për t’ju përshtatur qëllimeve politike të njerëzve që përfitojnë nga ky konflikt i hershëm. Shpresoj dhe lutem që së shpejti të çlirohemi nga ky cikël i vazhdueshëm shkatërrimi dhe të krijojmë një rrugë të re drejt paqes.”- është shprehur ajo për CNN.

Por ende nuk është e sigurtë 100% nëse ajo do të jetë e pranishme.

European Broadcast Union (EBU), që mban përgjegjësi për organizimin e eventit ka thënë se ende nuk janë plotësuar dokumentet e nevojshme për performancën e Madonnës.

“EBU mund të konfirmojë që asnjë vendim final nuk është marrë, apo të jenë firmosur marrëveshje, lidhur me performancën e Madonnës në Eurovision.”