Konjufca i uron mirëseardhje ambasadorit të ri amerikan në Kosovë

Konjufca i uron mirëseardhje ambasadorit të ri amerikan në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, përcjell Shqip.com.

Gjatë këtij takimi, Konjufca ka falënderuar Hovenier për përkrahjen e SHBA-së ndaj Kosovës duke shprehur mirënjohje për dhurimin e gjysmë milioni të vaksinave kundër COVID-19.


Tutje, kryekuvendari është shprehur se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.

“Në takimin e përzemërt e tejet miqësor, kryetari Konjufca dhe ambasadori Hovenier shprehën përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, bashkërendimin e objektivave dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Kuvendit./Insajderi.com