![Konjufca i uron mirëseardhje ambasadorit të ri amerikan në Kosovë](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2022/01/2022_01_11_Kryetari-Glauk-Konjufca-priti-ne-takim-ambasadorin-e-ri-te-ShBA-se-Jeffrey-M.-Hovenier-3-2048x1367-1-730x440.jpg)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur në takim ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, përcjell Shqip.com.
Gjatë këtij takimi, Konjufca ka falënderuar Hovenier për përkrahjen e SHBA-së ndaj Kosovës duke shprehur mirënjohje për dhurimin e gjysmë milioni të vaksinave kundër COVID-19.
Tutje, kryekuvendari është shprehur se e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian, NATO dhe organizata tjera ndërkombëtare.
“Në takimin e përzemërt e tejet miqësor, kryetari Konjufca dhe ambasadori Hovenier shprehën përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, bashkërendimin e objektivave dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona”, thuhet ndër tjerash në njoftimin e Kuvendit./Insajderi.com