
Emisioni shumë i dashur për publikun “Për’puthen” ka nisur sot sezonin e tretë.
Derisa në emisionin e parë u prezantua vetëm një vajzë tashmë publiku është njoftuar edhe me tjetrën.
Arlida Nezha është 25 vjeçarja e cila ka lindur dhe jeton në Durrës, e që pasioni i saj janë motorët.
Me tu futur në studio ajo ka treguar edhe konkurrentit për të cilin nuk ka aspak simpati, e që është 20 vjeçari, Julian Çela.
E pas kësaj kanë filluar edhe kundërpërgjigjet nga djali në fjalë, i cili pyeti se çka nuk vlerëson të ai.
Ndërsa, konkurrentja e parë femër është Ritvana Fetahu, 27 vjeç, e lindur në Kopenhagën atje edhe ku jeton.